“Sh.K.A Presheva” prap dëshmoi veten se dinë më së miri t’i kultivojnë vlerat e këngës sonë popullore
Sh.K.A Presheva, njëherit e vetmja shoqeri e këngës dhe muzikës popullore ne Luginë, edhe ksaj here e dëshmoi veten se dinë më së miri t’i kultivojnë vlerat e këngës sonë popullore. Para një publiku artdashës nga Presheva, dhe mysafirëve të muzeut lëvizës nga Tirana, performuan me disa këngë në formë të një mini koncerti të muzikës popullore. Prandaj, nëse ka një shoqatë e cila përmban antarë dhe bëjnë punën e tyre në mënyrën më meritore, atëherë janë Sh.K.A Presheva shoqëria e vetme që sjellin vlera, zbukurojnë skenat, përfaqsojnë Preshevën tonë të dashur kudo që kërkohet dhe rrëmbejnë çmime të ndryshme.
Andaj qytetarët preshevarë duhet që t’i mbështesni në çdo formë, sepse kur mos të jemi “Ata”, s’do të ketë të tjerë që do të bëjnë punën që po bëjnë kjo shoqëri e muzikës së mirëfilltë shqipe.