SH.K.A Presheva organizon koncert më datë 29.01.2019
Shoqata Kulturore Artistike Presheva, do të mbajë koncertin e radhës në ambientin e Shtëpisë së Kulturës ‘Abdulla Krashnica’ në Preshevë, përcjell Ministrialajmeve.com
Vlen të theksohet se hyrja do të jetë falas për gjithë qytetarët e komunës së Preshevës që dëshirojnë të ndëgjojnë muzikë të mirëfilltë shqiptare.
SH.K.A Presheva vitin që lamë pas realizoi një sërë aktivitetesh në vendin tonë dhe rajon ku si rezultat i këtyre u kurorzuan me disa çmime kulturore dhe artistike.
SH.K.A Presheva përbëhet prej një grup artistësh e muzikantësh më të spikatur të vendit tonë të cilët e kanë dëshmuar ndër vite si dhe e kanë përfaqësuar Preshevën me muzikën e mirëfillit shqiptare në të gjitha vendet shqipfolëse.