Seselj e shau dhe kërcënoi gazetaren serbe Snezana Congradin nga foltorja e kuvendit serb
Nga dikush tjetër edhe do të habiteshim sikur nga foltorja e Parlamentit të kërkonte që të burgoseshin për fjalën e lirë, madje për një gazetare si ajo e gazetës serbe Danas, Snezana Congradin.
Në fillim të seancës së Kuvendit të Serbisë lideri i Radikalëve serb kërkoi nga Qeveria e Serbisë që të shtohet në Kodin Penal të Serbisë neni me të cilin çdo deklarim publik se në Srebrenicë kishte ngjarë gjenocid, të dënohet.
Sipas Seseljit kjo është e nevojshme pasi në publik po ndodhin ngjarje që janë më të rënda, e më e keqja sipas tij e theksoi gazetaren e Danas , Snezana Congradin, të cilën e përshkroi më keq s’ka e theksoi se atë dhe ata si ajo do t’i dërgonte në burg me 20 vite.
Për çka ishte ngritur ‘peshë’ radikali Seselj, kishte lexuar në mëngjes gazetën Danas ku ishte shkruar nga Congradin se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë. Ajo kishte guxuar që të shkruaj se serbët duhen të ballafaqohen me faktin.
Seselj ishte edhe më i vrazhdë, e përmendi se herën tjetër që dikush i del para dhe i pengon hyrjen në Kuvend përsëri, ai kërcënoi “i kam vendosur zinxhirët në rrotat e xhipit dhe do të vozitem mbi ta si në vaj”.
Seselj përmendi se si kritikohet Serbia për mungesën e lirisë së mediave nga BE’ja e unë këta si kjo drejt e në burg e le të bëhen martir e liderë opozite.