Lajme

Ursula von der Leyen e para grua presidente e Komisionit Evropian

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen pati një betejë të vështirë si kandidate kompromisi për kreun e Komisionit të BE-së.

Ajo fitoi më një shumicë të vogël 383 nga 747 vota të eurodeputetëve.

Pas votimit ajo premtoi angazhimin për një Europë të fortë dhe të bashkuar.