Serwer: Shqipëria dhe Kosova të largojnë me çdo mënyrë idenë e një Shqipërie të madhe
Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohur të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, ishte sot i pranishëm në konferencën me temë “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”.
Eksperti amerikan për Ballkanin ka nënvizuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të largojnë me çdo mënyrë idenë e një Shqipërie të madhe, sepse do kishte pasoja destabilizuese dhe katastrofike, tha ai.
Lidhur me vendimin e 18 tetorit për negociatat, Serwer tha se Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp për qëndrimin që mbajtën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që kjo tha ai, nuk duhet kurrsesi të pengojë Shqipërinë të ecë përpara dhe të mos rresht në këmbënguljen për anëtarësim, gjë që nuk do ndodhë eventualisht për disa vite edhe sikur të hapen negociatat u shpreh Daniel Serwr.
Fjala e plotë Daniel Serwer:
Ky vend ka bërë përparim fantastik, është anëtar i NATO dhe kandidat për në be. 22 vite më parë ishte në kaos vendi në vijim të skemave piramidale, keni kaluar zhvillim spektakolar ekonomik dhe keni përmbushur kriteret për hapje të negociatave. Rrethanat politike ishin që e ndaluan. Francës e Holandës duhet ti vijë turp si vepruan me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Çështja është se si ti përgjigjemi kësaj vonese kaq të madhe për të njohur atë arritje që Shkupi e Tirana janë krenarë. Jeni të zhgënjyer e acaruar ju mirëkuptoj por kjo s’do ju çojë përpara, përgjigje do jetë angazhimi ndaj reformave, ju jeni ende kandidat mund të përparoni edhe pa të ashtuquajturën negociata. S’duhet të vonojnë zbatimin e kuadrit ligjor evropian. Shumica e të mirave vijnë nga reformat që do merrni. Kjo vonesë do vonojë hyrjen eventuale që nuk do ndodhë gjithsesi edhe për shumë vite.
Mal i Zi nuk reshtën të kërkonin, vazhduan duke e ditur mirë që Franca e Holanda s’do i mbështesnin më shumë se sa mbështetën Shqipërinë e Maqedoninë.
Ka dy çështje kryesore, sundimi i ligjit dhe sjellja politike.
Jeni të lodhur prej atyre që predikojnë për sundimin e ligjit, po ju nevojitet jo për ne, por për veten, institucionet tuaja janë më të mira por ju mungon kultura e ligjshmërisë, nuk është e lehtë dhe e pranoj se ka dhe vende në Amerikë që mungon por sundimi i ligjit duhet të triumfojë.