Serbisë i mbërrijnë edhe 20 mijë vaksina, prioritet punonjësit shëndetësorë
Serbia ka marrë dozën e dytë të vaksinave Pfizer.
Mediat serbe bëjnë me dije se 19 mijë e 500 vaksina Pfizer kanë arritur në Serbi.
Vaksinat anti Covid janë dërguar sot në Institutin “Torlak”. Ky është kontingjenti i dytë i vaksinave Pfizer, pas sasive të para që mbërritën në Serbi më 22 dhjetor.
Sipas planit të vaksinimit, është planifikuar që rreth 11 mijë punonjës shëndetësorë dhe përdorues të qendrave gjerontologjike të vaksinohen këtë javë.