ARKIVA

Serbia vrau 25 mijë shqiptarë në vitin 1912

Masakrat serbe në Vilajetin e Kosovës u kaluan në heshtje prej diplomacive ndërkombëtare të kohës.

Vetëm një numër përjashtimisht i vogël gazetash arritën të kapin përmasën e vërtetë të krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1912.

Bashkangjitur gjeni raportimin e gazetës gjermane «Reichspost», e cila thotë se rreth 25 mijë shqiptarë u vranë në duart e ushtrisë serbe.
«Gazeta ‘Reichpost’ në artikullin e titulluar ‘Kasaphanja serbe në Shqipëri’ jep hollësi të mizorive të frikshme të kryera në vende të ndryshme. Thuhet se 100 nga 320 shqiptarë të plagosur në Shkup, u lejuan të vdisnin urie. Në një vend tjetër të rinjtë janë vrarë, kurse fëmijët janë shkuar me bajoneta. 12 mijë shqiptarë janë masakruar në Ferizaj. Fatkeqët u grinë pavarësisht moshës apo gjinisë. Njëzet e shtatë fshatra janë shkrumbuar në rrethin e Lumës, kurse gratë dhe fëmijët janë lidhur dhe janë djegur për së gjalli. Katërqind burra, që u dorëzuan, janë qëlluar…», shkruan gazeta gjermane.