Lajme

Serbia regjistron shifra rekorde: 5,000 të infektuar, 38 të vdekut nga COVID-19

Sipas informacionit të fundit, 5,067 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar sot në Serbi dhe 38 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit, 15,601 mostra u testuan, dhe aktualisht ka 216 pacientë në aparate për frymëmarrje.

Aktualisht, 6,329 njerëz janë të shtruar në spital, dhe shkalla e vdekshmërisë është 0,98 përqind.

Që nga fillimi i epidemisë, 1,638,709 njerëz janë testuar, dhe gjithsej 126,187 raste janë regjistruar.