Lajme

Serbia po e mendon rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak

Beograd- Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç tha se po mendohet seriozisht të kthehet shërbimi i obligueshëm ushtarak në Serbi. Ai theksoi se vendimi nuk do të merret shumë shpejt, sepse është e rëndësishme të dëgjohen të gjitha argumentet.

“Ne duam të marrim një vendim në një debat të gjerë publik, në një debat me qytetarët dhe profesionistët, i cili do të garantojë që Ushtria Serbe të ketë një rekrutim të duhur, duke pasur një rezervë … Ne jemi duke dëgjuar me kujdes të gjitha argumentet,” i tha Stefanoviç TV Prva, përcjell Ministria Lajmeve.