KryesoreLajme

Serbia paralajmëron rezolutë kundër Kosovës

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka paralajmëruar mundësinë e hartimit të rezolutës së Serbisë si përgjigje ndaj Rezolutës së Kosovës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Drecun për TV Prva ka thënë se për caktimin e seancës speciale të Kuvendit të Serbisë në të cilën do të nxirrej rezoluta për “krimet e shqiptarëve në Kosovë”, do të bisedojë me kryetaren e Parlamentit të Serbisë.

Sipas fjalëve të tij,në atë seancë, nëse ka nevojë për caktimin e saj, do të flitej për “spastrimin brutal etnik që e ka bërë dhe po e bën UÇK në Kosovë”.

Lidhur me Rezolutën e Kosovës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, Drecun u ka shkruar përfaqësuesve lobit serb në SHBA të cilët, sipas tij, do të lobojnë kundër Rezolutës së Kosovës në Kongresin dhe Senatin amerikan.