Të fundit

Serbia ndalon për herë të dytë ministrin e Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çekun, të vizitojë Preshevën

Autoritetet serbe kanë ndaluar për herë të dytë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, që të vizitojë Preshevën. Ky veprim ka shkaktuar reagime nga institucionet kosovare dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë, të cilët e cilësojnë këtë një akt të padrejtë dhe politik.