Uncategorized

Serbia me masa edhe me të rrepta, dyqanet do të mbyllen nga ora 17:00 deri 05:00

Serbia po kalon një krizë shumë të madhe epidemiologjike gjatë nëntorit ku numri i të infektuarve me koronavirus thuhet se ka arritur në gjysmë milioni.

Masat e reja që priten të hyjnë në fuqi do të jenë shumë të rrepta si mbyllja e dyqaneve në ora 17:00 – 05:00

Imunologu Srgja Jankoviq deklaroi këtë mëngjes se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave i propozoi Qeverisë që të gjitha dyqanet – përveç dyqaneve të ushqimit, farmacive dhe pompave – të punojnë deri në orën 17:00 pasdite deri të nesërmen në mëngjes ora 05:00 të mbyllen.

Ai tha se forcimi i masave është i domosdoshëm, mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për objektet që “nuk janë një nevojë urgjente”.