Lajme

Serbët marrin vendim nëse do ta puthin trupin e vdekur të patriarkut Irinej

Trupi i patriarkut serb, Irinej i cili dje vdiq nga koronavirusi do të ekspozohet në Tempullin e Shën Savës, ku njerëzit do të kenë mundësinë t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Megjithatë, ata do të duhet të respektojnë masa të veçanta epidemiologjike.

Sipas rekomandimeve të Shtabit të Krizave, nuk do të lejohet puthja e trupit të patriarkut. Njerëzit do të lejohen të hyjnë në tempull në hyrjen qendrore, të afrohen disa metra, të përkulen dhe të dalin jashtë.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit. /Reporteri.net