Lajme

Serbia më 16 janar në Referendum, për ndryshim të Kushtetutës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka shpallë mbajtjen e referendumit për konfirmimin e Aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë për 16 janar 2022.

“Kam pasur nderin të nënshkruaj vendimin për referendumin që mbahet më 16 janar, nga ora 7 deri në 20, dhe pyetja do të jetë ”a jeni pro konfirmimit të aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë ”, tha Daçiq pas nënshkrimit të dokumentit.

Për shkak të të gjitha gënjeshtrave që janë publikuar muajt e fundit, dua të them se referendumi nuk ka të bëjë fare me preambulën, qëndrimi ynë është plotësisht i qartë – Kosova dhe Metohia është pjesë integrale e Serbisë” dhe “as me çështjet tjera të ndryshme që janë politizuar së fundmi, dhe shfrytëzohen për shkelje brutale të Ligjit dhe Kushtetutës, kur bëhet fjalë për protestat dhe bllokimet e rrugëve”, kryesisht ka të bëjë me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit, tha kryetari i Kuvendit./LajmiAL/