Lajme

Serbia lejon të hyjnë kamionët nga Kosova

Kamionët nga Kosova po lejohen sërish ta kalojnë kufirin me Serbinë, disa orë pas vënies së bllokadës nga autoritetet serbe, ka bërë të ditur një burim i kohës, përcjell ministrialajmeve.com

“Kamionët janë lëshuar të hyjnë prej orës 20:00”, ka thënë shkurt ky burim.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte bërë të ditur të hënën, përmes një statusi në Twitter se autoritetet serbe po mbanin të bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova. Këtë veprim, Abdixhiku e ka quajtur të papredecent.

Këtyre kamionëve u kërkohej një leje e veçantë për ta kaluar kufirin.