Lajme

Serbia furnizohet me 50 mijë doza të vaksinës Pfizer&BioNTech

Një kontingjent i ri me 40.950 doza të vaksinës nga Pfizer&BioNTech kanë mbërritur në Serbi dhe ato u dorëzuan në Institutin “Torlak” të Virologjisë.

Rreth 850 mijë njerëz janë vaksinuar në Serbi, duke e bërë vendin të dytin më të madh në Evropë pas Britanisë së Madhe sa i përket numrit të njerëzve të vaksinuar për një milion banorë, njoftoi Qeveria serbe.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi më herët se pret që vaksinat e para të kompanisë AstraZeneca të mbërrijnë gjatë javës.