Të fundit

Banja e Bujanocit do të bëhet spital i përkohshëm për pacientët të infektuar me Covid-19

Spitali Special në banjën e Bujanocit do të bëhet një spital i përkohshëm për të strehuar pacientët të infektuar me koronavirus.

Kapacitet i këtij institucioni nuk do të përdoren më vetëm për të izoluar të kthyerit nga jashtë ose karantinë afatshkurtër, po Spitali Special është duke u përgatitur intensivisht për pranimin e pacientëve të diagnostikuar me covid-19, të ngjajshëm me Panairin e Beogradit dhe Salla e Sportit Çair në Nish.

Tekniku kryesor mjekësor në kete institucion, Marjan Tomic, nuk ka mundur ta konfirmojë, por fakti është se Banja e Bujanocit po furnizohet çdo ditë me pajisje mbrojtëse dhe madje edhe respiratorë.

Spitalin special po arrin me pajisje. Ne kem marrë një respirator sot, dhe kemi një njoftim se do të vijnë edhe disa të tjerë. Ne po përgatitemi dhe presim udhëzime të mëtejshme nga ministria – thotë Tomic.