Serbi: Shtabi i krizave: Këto janë masat që mbeten në fuqi dhe çfarë është vendosur për shkollat
Shtabi i Krizave vendosi sot që të gjitha masat ekzistuese të mbeten në fuqi, sepse vlerësohet se ato do të japin rezultate.
Përveç kësaj, u konkludua se nuk ka asnjë pengesë që semestri i dytë të fillojë kur është planifikuar – më 18 janar! Pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave vlerësoi në seancë se masat ekzistuese dhanë rezultate dhe se numrat po binin. Ju kujtojmë se masat në fuqi janë:
Ndalimi i mbledhjes së më shumë se 5 personave
Maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura
Testet e PCR ose karantina dhjetë ditore me rastin e hyrjes në Serbi
Koha e kufizuar e punës, të gjitha objektet e hotelierisë dhe qendrat tregtare janë të hapura deri në orën 8 pasdite, dhe dyqanet deri në orën 21:00, transmeton departamenti.com