Lajme

Osmani del kundër Bashkimit: Shtetin as se korrigjojmë dhe nuk bashkohemi me Shqipëri

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani nga Peja gjatë fushatës të hënën, ka deklaruar se është kundër bashkimit me Shqipëri, kundër ndarjes dhe kundër skenarit për ‘Korrigjim të Kufirit’ që është një opsion i sponsorizuar nga Presidenti Thaçi.


“Shtetin e Kosovës nuk e korrigjojmë as nuk e ndajmë as nuk e bashkojmë as nuk e zhbëjmë sepse Kosova është projekt i përhershëm dhe jo i përkohshëm”.

Ajo tha se gjithmonë partia e saj guximin e ka gjetur te qytetarët e Pejës dhe këtë do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen.