Serbi: Parlamenti voton, hiqet gjendja e jashtëzakonshme e me të edhe ora policore
Parlamenti i Serbisë voton me shumicë votash pro, hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Serbi me të edhe ora policore. Nga nesër ditë e enjte nuk ka kufizim të orës policore
155 deputetë votuan në favor të propozimit të Qeverisë për shfuqizimin e saj. Nuk kishte deputetë kundër propozimit, një deputet abstenoi dhe një nuk votoi.
Propozimi për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme u miratua pas një debati në parlament.