Serbi : Nga 1 janari 2020 targat dhe libreza e automjetit me afat të përhershëm
Punëve të Brendshme Nebojsa Stefanoviç ka marrë vendim që targat e eutomjeteve të mos ndryshojë pas skadimit të afatit prej nëntë viteve nga data e lëshimit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Sërbisë.
Siç thuhet, në përputhje me ndryshimet e Rregullores mbi regjistrimin e automjeteve motorike dhe përcjellëse (romorkio), të nënshkruara nga Ministri, targat nuk do të ndryshojnë pas afatit të lartpërmendur, siç ka qenë deri më tash e paraparë dhe që është dashur të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2020.
Targat do të duhet të zëvendësohen vetëm nëse ato bëhen të papërdorshme për shkak të gërvishtejeve ose dëmtimit, si dhe në rastet kur automjeti duhet të regjistrohet në një zonë tjetër regjistrimi, kur humben, vidhen ose shkatërrohen.
Nga 1 janari 2020 do të lëshohen edhe librezat e automjetit me afat të përhershëm, ndërsa pronarët e automjeteve të cilëve libreza iu është lëshuar para 1 janarit 2020 në të cilat është shkruar afati i skadimit, pas skadimit, mund t’i zëvendësojnë ato me libreza të reja më afat të përhershëm.
Ministria e Punëve të Brendshme rekomandon pronarët e automjeteve, që për shkak të përdorimit pa problem të automjetit jasht vendit, pas skadimit të afatit të librezës së automjetit ta kryejnë zëvendësimin e së njetës më afat të përhershëm./