Lajme

Serbi: Mbi 10 mijë të prekur me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur 3 persona tjerë nga koronavirusi ndërsa 62 janë infektuar nga virusi, gjë që ka rritur numrin e përgjithshëm të pacientëve në 10.176.

Në spital janë të shtruar 1.123 pacientë ndërsa 29 janë në respiratorë, transmeton Titulli.com.

Në 24 orët e fundit, tre persona tjerë vdiqën si pasojë e koronavirusit, që do të thotë se 218 persona kanë vdekur nga kjo epidemi deri më tani.

Deri tani janë testuar 145.604 qytetarë ndërsa janë shëruar 3.290 persona.