Lajme

Serbi: Gjashtë të vdekur dhe 254 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit, gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi, ku tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 658 persona, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Që nga regjistrimi i fundit i situatës në Serbi, janë testuar për koronavirus 8.768 njerëz, nga ku 254 raste Nga shpërthimi i pandemisë 28.751 raste janë konfirmuar pozitiv në Serbi.Shkalla e vdekshmërisë është 2.29 përqind.

Deri në ora 15:00h, të 12 gushtit, në Serbi u testuan gjithsej 770,997 persona, të cilët plotësuan kriteret për përcaktimin e gjendjes faktike.