Lajme

Serbi, arrinë në 71 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi u regjistruan 5 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 238 raste të tjera duke e çuar numrin e rasteve me COVID-19 në 3.105, transmeton AA.

Që nga raporti i fundit dje në orën 15:00, janë testuar mostrat e 1.893 personave nga të cilët 238 rezultuan pozitivë.

Ndërkohë 2.107 pacientë u shtruan në spital dhe gjithsej 136 pacientë janë në respiratorë.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur pesë të tjerë, katër burra dhe një grua, me një moshë mesatare prej 60.4 vjet.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 71 ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 2.29 për qind.

Mosha mesatare e të gjithë të vdekurve është rreth 63 vjeç.

Deri më tani, 14.240 persona janë testuar në Serbi që plotësuan kriteret.