Serbi, 57 të vdekur dhe 6.903 raste të reja me COVID-19
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 57 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar 6.903 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.891, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 213.843.
Aktualisht janë hospitalizuar 7.988 persona, ndërsa 279 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 18.232 persona janë testuar, duke e çuar në 1.885.460 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.(AA)