Lajme

ANËTARËT E PD-së FITOJNË KONTESTIN GJYQËSOR NDAJ NDËRMARRJES PUBLIKE “KOMUNALIA”

Hakmarrjet politike ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga udhëheqësit e pushtetit lokal po e dëmtojnë rëndë buxhetin komunal të Bujanocit.

Kështu, Naser Asani, Sabri Sefedini, Sami Beqiri dhe Ruzhdi Halili, të gjithë anëtarë të Partisë Demokratike kanë fituar kontestin gjyqësor ndaj N.P. “Komunalia”, e cila në emër të koalicionit “Për shqiptarët” kishte kryer hakmarrje politike duke ia ndrruar vendin e punës dhe duke i degraduar personalitetet e tyre.

Gjykata e Apelit në Nish ka pranuar ankesën e të larguarëve nga puna dhe ka urdhëruar që N.P. “Komunalia” t’i kthejë ata në vendet që ju takojnë dhe të paguajnë dëmshpërblimin që kap një shumë mjaft të madhe.

Se ky pushtet udhëhiqet nga keqmenaxhues e vërteton edhe ky fakt që për inate politike ajo detyrohet që nga buxheti komunal të paguajë paaftësitë e veta.

Ju kujtojmë që Naser Asani është ekonomist i diplomuar, Sabri Sefedini është ekonomist i diplomuar, Sami Beqiri është ekonomist i diplomuar dhe Ruzhdi Halili është agronom i diplomuar , të cilëve në vitin 2016 iu ndrruan vendet e tyre të punës, dhe u detyruan që për 3 vite të punojnë në sektorin e kanalizimit, kurse në vendet e tyre u emëruan punonjës të nacionalitetit serb.

Kurse, muaj më parë edhe Skender Ahmeti nga fshati Lluçan është kthyer në vendin e tij të punës, i cili gjithashtu ishte pasojë e politikës së mbrapsht të këtij pushteti.

Ky në fakt ishte degradimi më i madh në historinë shqiptare të komunës së Bujanocit ndaj kuadrove profesionale shqiptare.