Serbët e Preshevës bëhen bashkë në një listë për zgjedhjet lokale
Në Preshevë, përfaqësuesit e komunitetit serb dorëzuan listën e unifikuar për zgjedhjet lokale te emeruar “Aleksandar Vuçiq – për të ardhmen e Preshevës”
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë caktuar për 28 Mars dhe ne kete liste jane bere bashke tetë parti politike.
Në liste jane: SNS, SPS, PUPS, SRS, JS, Lëvizja Socialiste, E Djathta Serbe dhe Partia Serbe Zavetnici
Para dorëzimit të listës, u organizua një takim në të cilin morën pjesë zyrtarë të SNS-së nga rrethi i Pçinjës, Darko Glishiq dhe nënkryetari Dragan Stevanoviq.
Përfaqësuesit e kësaj liste presin të fitojnë dy vende në Kuvendin Komunal të Preshevës.