Selmanaj “godet” Qeverinë Kurti: Shteti nuk mbahet me vitra të diasporës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se qeveria në detyrë i ka diskriminuar disa kategori të punëtoreve dhe sektorin privat.
“Qeveria iu jep rritje të pagave atyre që ballafaqohen me patcientët e koronavirusit, por ua mohon këtë rritje shoferit të ambulancës, pastruesve dhe kategorive të tjera që ballafaqohen me rrezikun e virusit”, është shprehur Slemanaj.
Deputeti tha se “Masat e tilla të propozuara janë diskriminuese”.
Tutje, deputeti tha se LDK’ja nuk e ka mision ta thirrë diasporën që ta mbajë shtetin.
LDK’ja nuk e ka mision ta thirrë diasporën që ta mbajë shtetin. Deri sot e ka mbajtur diaspora gjendejn ekonomiko-sociale”.
“Shteti nuk mbahet me vitra dhe lëmoshë”, shtoi Selmanaj.