Lajme

Mushkolaj: Albini mbrëmë cakërronte gotat, në Shqipëri rritej numri i viktimave

Analisti Imer Mushkolaj ka zhvilluar një debat të ashpër me Rexhep Selimin e VV-së, ku ky i fundit ka hedhur akuza ndaj Ramush Haradinajt duke thënë se nuk ka arritur të menaxhojë situatën si duhet për gjendjen në Shqipëri.

Mushkolaj i tha se çasja e VV-së është shumë e gabuar dhe se kjo parti po vazhdon të sillet sikur opozitë.

Tutje, ai tha se Kurti mbrëmë ka festuar ku ndërkohë në Shqipëri rritej numri i viktimave, duke shtuar se ‘pse nuk ka bërë thirrje ai për të krijuar shtabe’.

“Cila është përgjegjësia e juaj hale keni mbetur në guacën e opozitës, çasja e juaj është e gabueshme. Albin Kurti në këtë planet jeton. Kurti mbrëmë festonte ku të njëjtën kohë rritej numri i viktimave në Shqipëri, ai duke cakrruar gotat, pse mbrëmë nuk keni bërë thirrje, nëse Haradinaj ka harruar pse ju nuk bënët thirrje”, tha Mushkolaj në Debat Plus.