Selmanaj: Dyshoj se arsyeja e mos krijimit të qeverisë së re është dialogu me Serbinë!
Deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës ishte i ftuar në emisionin ‘Saktë’ ku dhe u transmetua drejpëdrejtë nga portali ynë. Selmanaj gjatë intervistës ishte pyetur nga gazetari Pozhari për situatën alarmante që është krijuar nga politika kosovare, përkatësisht nga LDK-ja dhe VV-ja për mos krijimin e qeverisë së re të Kosovës, përcjell ministrialajmeve.com
Deputeti u shpreh se jemi në një situatë të pashpjegueshme si dhe as ai personalisht nuk e kishte imangjinuar se do të ndodhte një gjë e tillë, për faktin se partia e z.Selmanaj dhe Lëvizjes Vetvendosje ishte aq e përafërt gjatë kohës kur ishin në opozitë sa që kishte raste se kuptoheshin aq mirë me vendimet e tyre gjatë periudhës së opozitarizmit vetëm me shkëmbyerje të shikimeve.
Ndonëse, ende me shpresë për arritje të marrëveshjes me Lëvizjen Vetvendosje, ai shoti se “dyshoj se aryeja e moskrijimit të qeverisë është frika e dialogut me Serbinë”/ministrialajmeve.com