Selimi: Shaip Kamberi e ka fajin kryesor pse nuk ka pasur listë të vetme për zgjedhjet parlamentare
Ish ministri i drejtësisë Selim Selimi në emisionin në RTV Dukagjini “Debat Plus” ka deklaruar se ish deputeti Shaip Kamberi e ka fajin kryesor pse nuk ka një listë të vetme për deputet në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 3 prillit ku shqiptarët e Luginës nuk arritën të kenë asnjë deputet.
Ai shtoi gjithashtu se Prishtina zyrtare reagoi me vonesë në lidhje me unifikimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.