Selimi: Gjithmonë do të jem krah i fortë i Komunës së Preshevës dhe Luginës në tërësi
Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës Selim Selimi po qëndron në vizitë në Preshevë. Ministri Selimi nërrjetin social shkroi për ndjenjat e vecanta që ka si ministër për vizitën e tij zyrtare në vendlindje.
Shkrimi i plotë:
Ndjenjë shumë e veçantë të vizitoj sot Preshevën, me tërë madhështinë dhe përgjegjësinë, që bartë posti i Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës, por edhe me tërë vogëlsinë time, si bir i këtij qyteti. Presheva është lënë anash, por nuk është harruar nga bijtë e saj dhe të gjithë ata që e kanë në zemër, siç e kam dhe unë. Me kryetarin dhe mikun tim Shqiprim Arifin, biseduam për projekte të përbashkëta që ngrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në Luginë. Kryetarit Arifi i dhash garancën time personale, që do ta mbështes në misionin e tij për ta kthyer Gjykatën dhe Prokurorinë në Preshevë. Gjithmonë krah i fortë i Komunës së Preshevës dhe Luginës në tërësi. Poashtu, sot në nderim të sakrificës sublime për të drejtën tonë, kemi bërë homazhe pranë vendit ku ishte i vendosur lapidari kushtuar luftëtarëve të rënë të Luginës.
Fotografitë e realizuara gjatë vizitës në Preshevë.