Selim Selimi nga Presheva Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës
Me 61 vota Për, 24 Kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Republikës së Kosovës votohet Qeveria Hoti.
Marrëveshja për koalicion qeverisës në mes të LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe sot ka marrë votat e nevojshme për të drejtuar Qeverinë e Rep.së Kosovës pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Pjesë e kabinetit Hoti është edhe Preshevari Selim Selimi, kuadër i ri i AAK’së. Z.Selimi shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Preshevë, transmeton Ministria e Lajmeve.
Selim Selimi në qeverinë Haradinaj ka pasur pozitën e shefit të stafit Haradinajt.
Ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Selimi ka studiuar në SHBA, në Universitetin “Duke”.