Seanca për mocion ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani e shtynë konferencën
Kryetarja e Kuvendi të Kosovës ka shtyrë edhe për një orë konferencën e parlajmëruar për media nga ku do të tregonte nëse do të caktojë seancën për votimin e mocionit të LDK’së për rrëzimin e Qeverisë.
Siç kanë njoftuar nga Kuvendi, konferenca është shtyrë meqenëse është duke vazhduar ende mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë vetëm para pak minutash, QUINT i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe një herë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e paraparë për në orën 16:00, për shkak të vazhdimit të mbledhjes së Kryesisë, shtyhet për në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.