Seanca për mocion ndaj Qeverisë Kurti pritet të mbahet nesër nga ora 11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e thirrur nga LDK’ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala përmes një shkrimi në Facebook.
Shala ka shkruar se për mbajtjen e seancës kanë vendosur me 4 vota pro dhe 2 kundër.
“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK me nënshkrimin e 44 deputetëve, të mbahet nesër në ora 11:00 në Sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.