Të fundit

Seanca e V-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës e ka filluar punimet me 30 minuta vonesë

Seanca e V-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës e cila është ftuar për sot, ka filluar punimet me 30 minuta vonesë.

Për arsye jo të ditura për publikun, seanca e V-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës ka filluar punimet me 30 minuta vonesë.

Për këtë seancë janë propozuar 5 pika të rendit të ditës për diskutim, nga të cilat dy janë rreth binjakzimit të Preshevës me komunën e Çairit dhe Likovës, propozim vendimi për organizimin dhe funksionimin e sigurisë civile në territorin e komunës së Preshevës, rishikimi i buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2020 si dhe pyetjet e këshilltarëve. Pika më e nxehtë gjatë kësaj seance pritet të jetë rishikimi i buxhetit.