Seanca e rradhës e Kuvendit Komunal në Preshevë do të mbahet me 28 tetor
Për ditën e enjte me datë 28.10.2021 është thirrur seanca e rradhës e Kuvendit Komunal në Preshevë. Seancë kjo që po thirret pas 43 ditëve nga seanca e fundit.
Për këtë seancë janë paraparë të diskutohen 5 pika të rendit të ditës të caktuara nga qeverisja aktuale.
- Shqyrtimi i propozim-vendimit mbi organizimin dhe funskionimin e sigurise civile ne territorin e komunes se Presheves.
- Shqyrtimi i propozim-vendimit mbi themelimin e bashkepunimit dhe shoqerorizimit te komunes se Presheves me komunen e Çairit, Maqedonia e Veriut.
- Shqyrtimi i propozim-vendimit mbi themelimin e bashkepunimit dhe shoqerorizimit te komunes se Presheves me komunen e Likovës, Maqedonia e Veriut.
- Shqyrtimi i propozim-vendimit per rishikimin e buxhetit te komunes se Presheves per vitin 2021.
- Pytjet e keshilltareve.