Shqipëri

Samir Mane shfaqet në Forbes si miliarderi i parë shqiptar

Në revistën Forbes, për herë të parë, Samir Mane shfaqet si miliarderi i parë shqiptar dhe ndër më të pasurit në botë

Shqipëria këtë vit ka për herë të parë në renditjen botërore një miliarder.

Në revistën Forbes, për herë të parë, Samir Mane shfaqet si miliarderi i parë shqiptar dhe ndër më të pasurit në botë.

Revista Forbes shkruan se Samir Mane, ka një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet e tij në qendrat tregtare, dyqanet elektronike dhe pasuritë e paluajtshme luksoze në Ballkan.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë vendi me numrin më të madh të miliarderëve, me pothuajse një të tretën e listës së këtij viti.

Nga 15 miliarderët më të pasur në botë, 13 janë shtetas amerikanë, përfshirë Elon Musk (me një pasuri të vlerësuar prej 342 miliardë dollarësh), francezi Bernard Arnault (178 miliardë dollarë) i LVMH, për herë të parë që nga lista e vitit 2022.

Më tej, Mark Zuckerberg i Meta-s (216 miliardë dollarë), Jeff Bezos i Amazon (215 miliardë dollarë) dhe Larry Ellison i Oracle (192 miliardë dollarë).