Sami Salihu pritet të jetë kandidati radhës nga lista e “ADSH-së”
Sipas informacioneve të brendshme të koalicionit parlamentar të listës “ Alternativa Demokratike Shqiptare”, Sami Salihu pritet të jetë kandidat nga radhët e Lëvizjes për Reforma.
Sami Salihu aktualisht është kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, dhe në listën e koalicionit të “ADSH-së” do të jetë kandidati i dytë për deputet në parlmentin e Serbisë.
Kujtojmë se dje shpalli kandidaturën kryetari i APN-së Shqiprim Arifi si bartës i listës së “ADSH-së” për këto zgjedhje.