Maqedoni

Maqedoni e Veriut: Kolona veturash në pompa të benzinës! Autoritetet me apel për qetësi

Në shumë pompa të benzinës në Maqedoninë e Veriut sonte ka kolona të gjata të automjeteve, përcjell TV21. Qytetarët në panik, kërkojnë të furnizohen me derivate të naftës, ndërkaq autoritetet kompetente bëjnë apel për qetësi dhe thonë se ka rezerva të mjaftueshme.

“Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Ka mjaftueshëm rezerva edhe tek tregtarët edhe në rezervat shtetërore të mallrave. Mos të bëhet panik tek qytetarët se do të kenë kufizime për naftën dhe derivate të naftës”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.