Sami Salihu: Faleminderit bashkatdhetarë për mikpritjen tuaj të ngrohtë
Kryeatari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu siç ka bërë të ditur lajmin para ca ditësh se mbrëmjen e së shtunës do të takohet me bashkatdhetarët e Luginës së Preshevës, e që sonte dhe e realizoi këtë takim.
Salihu, është shprehur tejet i privilegjuar dhe i rrespektuar nga mikpritja që i bëri mërgata e Luginës.
Ai në postimin e tij në llogarinë e facebook, ka faliminderuar ata dhe ka thënë se nuk do të jetë takim i fundit por këto takime do t’i shpeshtojmë në të ardhmen, sepse mërgata ka qenë dhe është promotor i zhvillimit ekonomik në Luginë të Preshevës.
Ky është postimi i plotë i Salihut :
Falemnderoj të gjithë të pranishmit në eventin dhe takimin e realizuar. Diskutimi i disa perspektivave dhe çështjeve të ngritura ne takim ishin mjafte stimuluese, si dhe shqyrtimi i sfidave të përbashkëta dhe mundësitë për të ngritur urat e bashkëpunimit e kontributit tuaj. Është mirë kur njeriu gjen mbështetje dhe gadishmëri për sfidat që e prekin vendlindjen tonë.