Sami Musa, kandidat për Parlamentin e Hamburgut
Partia ku bën pjesë Samiu (SPD) e ka miratuar me unanimitet atë si kandidatin për deputet në Parlamentin e Hamburgut, përcjell albinfo.ch.
35 vjeçari, është një afarist shumë i sukseshëm në Hamburg. Në muajin tetor 2019, ai hyri në listën e Partisë Socialdemokrate (SPD) për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme në Hamburg, që do të mbahen më 23 shkurt 2020.
Ju shqiptarë që jetoni në Hamburg, e keni shansin shumë të mirë të votoni njeriun tuaj që të komunikoni më lirshëm dhe më drejtpërdrejt me institucionet gjermane.
Duke qenë menaxher i sukseshëm i njerit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre. Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve.
Të gjitha çështjet sociale mund t’i gjeni në programin e tij dhe për ta realizuar atë program kërkohet besimi dhe vota juaj. Për këtë arsye, votoni Sami Musën më 23 shkurt 2020!