Salihu: Shaip Kamberi më tha se Ragmi Mustafa “do të ikë te shpia”
Kryetari i Lëvizjes për Reforma dhe njëherit kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, ka folur për një marrëveshje sekrete mes tij dhe kryetarit të PVD-së Shaip Kamberit për krijimin e koalicionit të pushtetit të kaluar në Preshevë, transmeton Ministria e Lajmeve.
Salihu për herë të parë flet për marrëveshjen private mes LR-së dhe PVD-së ku sipas kreut të LR-së marrëveshja ishte se cila nga dy subjektet do të arrijë numrin më të madh të asambleistëve do të udhëheqë me pushtetin lokal në Preshevë. Mirëpo, ai deklaroi se më pastaj kryetari i PVD-së Shaip Kamberi theu këtë marrëveshje duke futur në kombinim edhe PDSH-në për ndarjen e pushtetit me rotacion.
Gjithshtu kryekuvendari u shpreh në “Debat Plus”, se Kamberi i kishte propozuar një komplot për t’ia thurrur PDSH-së të Ragmi Mustafës.
“Shaip Kamberi më tha se Ragmi Mustafa do të ikë te shpia, ne nuk do ta rrespektojmë marrëveshjen e kolacionit me Ragmi Mustafën dhe s’do ta lejojmë të udhëheqë me komunën e Preshevës, pas përfundimit të mandatit dy-vjeçarë të Ardita Sinanit”- deklaori Salihu