Të fundit

Kryetari PDSH-së, Ragmi Mustafa reagon për rastin e zhdukjes së Besnik Osmanit

Në ditën e gjashtë të ndërprerjes së kontakteve të familjarit, bashkëqytetarit, e punëtorit të bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë, z. Besnik Osmani, akoma nuk ka gjurmë e informacione të vetndodhjes së tij.

Autoritetet e Republikës tonë shumë të dashur në Prishtinë, që ditën e parë ishin lajmëruar nga bashkëshortja e Besnikut dhe gjer sot asnjë veprim as më i vogël në kërkim shpëtim e gjetjeje. Kjo sjellje institucionale e autoriteteve policore e shtetrore të Republikës së Kosovës që për ne shqiptarët në Preshevë është pafundsish e dashur, mbase edhe inkurajim për jetë e ekzistencë edhepse jemi nën okupimin serb, njëkohësisht është pafundsisht dëshpruese.

Dëshpruese është edhe për Pushtetin Lokal të Preshevës, shtabit për situata të jashtëzakonshme ku ndodhet edhe drejtori i punëtorit tani më jashtë kontakteve me familjen e shoqërinë, asnjë përpjekje për kërkim gjurmësh. E tmerrshme? Mos të flasim për autoritetet e shtetit Serb, kjo nuk është hera e parë se për shqiptarët në Preshevë nuk çajnë kokën për raste të tilla sepse për të satën herë me radhë po dëshmojnë se ato janë të prirura për humbje gjurmësh të shqiptarëve e jo për kërkim-shpëtimin e tyre.

Kjo argumentohet me organizimin e familjarëve e miqëve të Besnikut që pas gjashtë ditësh marin leje të kërkimit në zonën ku dyshohet të ket shkëputur kontaktet Besniku. Kjo është zona në karadakun e Gjilanit e Preshevës pikërisht fshatrat e malësisë në zonën kufitare Kosovë-Serbi. Janë fshatrat: Muçibabë, Depcë, Ranatoc e Maxhere, mbase edhe ndonjë fshat tjetër në këtë rrethinë të malsisë. Automobili i Besnikut është gjetur mes fshatrave Muçibabë e Depcë-vendbanimi Gjinaj. Automobili i tij ndodhet në anën e Kosovës. Grupin prej familjarëve e miqve të Besnikut e mbështesim dhe inkurajojmë për vullnetin e pafund të tyre për sakrificën që po e bëjnë sot në zbulimin e gjurmëve të Besnikut. Urojmë, që Besniku të gjendet dhe kthehet në gjirin e tij familjar dhe në shoqërin shqiptare Preshevare.

? RM