Salihu: Politika në Luginë të Preshevës, nuk duhet të krijoj panikë tek qytetarët, por të loboj të kemi spital rajonal
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, u ka bërë thirrje përfaqësuesve politik shqiptar që të mos krijojnë panik dhe huti tek qytetarët në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e virusit Kovid-19.
Dr.Salihu nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij tutje i ka kërkuar senszibilizim, mbështetje të mirëfillt, dhe lobimin politikanëve të luginës dhe si rezultat i kësaj shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të bëhen me një “spital rajonal” të përbashkët.
Shkrimi i plotë :
Duke ditur kushtet me të cilat përballemi kundrejt teorive konspirative nga qytetarët me lajmet të ndryshme në rrjetet sociale, duhet të na ndihmojnë që mos të krijojnë huti dhe panikë tek pacienti hallexhinj i cili me të paraqitjen e simptomave të para në këtë kohë pandemie të Covid-19, të parën në kokë që i shkon në mendje: Ku të shkoj të shërohem!
Të gjithë pacientë që ne deri tani i kemi dërguar në nivelin sekondar shëndetësorë, me përgjegjësi të madhe janë trajtuar pacientët nga mjekët me aq mundësi dhe kapacitet sa kanë, nga ana tjetër duke ditur rrezikun dhe numrin e madh të atyre që janë shtrirë në spitalet afër Preshevës dhe Bujanocit, si në Vranjë, Surdulicë dhe Nish që tashmë janë të stërmbushur.
Tek pacientët në Preshevë është krijuar një bindje sipas së cilët pacientët nuk po trajtohen në mënyrë korrekte nëpër spitalet ku edhe janë të shtrirë duke iu bashkangjitur teorive si Virusi nuk ekziston, numri i tyre po rritet pasi për këto po paguhet dikush etj etj.
Deri tani, ne nuk kemi pasë ankesa nga pacientat, në të kundërtët, si dëshmi kemi pasë edhe fjalë të mira për stafin shëndetsorë për kujdesin që iu është dhënë atyre.
Një numër i pacientave tanë kanë kërkuar ndihmë edhe në spitalin e Gjilanit dhe Prishtinës, dhe ne u jemi mirënjohës për këtë, duke ditur kapacitetin dhe numrin e madh të të infektuarve në Kosovë, gjendje kjo e cila po shkon e po rëndohet gjithnjë e më shumë.
Pacientët tanë po hezitojnë të paraqiten në shtëpinë e shëndetit në Preshevë po edhe të fshehin sëmundjen. Kjo po e rëndon edhe më shumë gjendjen shëndetsore në Luginë të Preshevës.
Të gjithë pacientat e dyshuar me Covid-19, nuk shtrihen të gjithë në spital.
Me kontrollat e para në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, mjekët tanë në bazë të gjendjes klinike shëndetsore, ku testohen dhe pastaj me terapi shumica prej tyre edhe dërgohen në shërim shtëpiak, në vet izolim, me terapi dhe në bazë të ndryshimeve shëndetsore ata paraqiten në kontrollë.
Politika duhet të ketë mesazhe senzibilizuese për vetëdijësimin e qytetarëve, zhdukjen e paragjykimeve, por edhe duhet të loboj që Presheva dhe Bujanoci të ken spital të vetin, se staf mjeksore kemi, e jo të mbjell panik tek pacientët në këto ditë të vështira.
Jemi dëshmitarë se gjendja po rëndohet, andaj keni kujdes!