Të fundit

Takimi Arifi- Mitroviq: A do të hyjë SNS në koalicion?

Sot ka ardhur deri tek takimi i radhës midis kreut të komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe PD-së, Nagip Arifi, dhe liderit të SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, raporton Bujanovačke, transmeton FOLonline.
Mitroviq ka thënë se takimi është ftuar me iniciativën e PD-së.
„ Qëndrojmë në parimin tonë se 40 % e pushtetit duhet t’i takojë serbëve „, është shprehur Mitroviq, duke shtuar se sot nuk është diskutuar për pozitat konkrete.

Ai ka thënë se Arifi e ka njoftuar se në marrëveshjen për koalicion të subjekteve shqiptare ekziston një pikë e cila parasheh edhe përfshirjen eventuale të subjekteve serbe në qeverisjen lokale.

Ditë më parë, Mitroviq kishte thënë se Nagip Arifi e ka gënjyer kur nuk i’u është përmbajtur marrëveshjes për koalicion PD, SNS, LPD, duke mos e nënshkruar atë në momentet e fundit.