Salihu: Nga nesër nuk ka më gjendje të jashtëzakonshme, apel qytetarëve të rrespektojnë masat individuale
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë dr.Driton Salihu, në intevistën e mëngjesit në Tv Dugagjini , edhe një herë ka potencuar se Presheva është një ndër qytet e pakta që deri më tani nuk ka të infektuar me virusin Covid-19, transmeton Ministria Lajmeve.
Ai tregoi se deri më tani janë testuar rreth shtatëdhjetë persona të dyshuar mirëpo fatmirësisht të gjithë të testuarit kanë dalur negativ me koronavirusin. Gjitashtu Salihu është shprehur se nga dita e sotme në Serbi do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore e që nënkupton tani qytetarët e Preshevës janë të lirë për të lëvizur, por ai u ka bërë thirrje që të rrespektojnë masat individuale, sidomos distancën sociale.
Ndonëse se Shtëpia e shëndetit në Preshevë edhe pse kanë vetëm maternitetin jashtëspitalor pa anesitziolog, pa kirurg dhe pa sallë të operacionit, prap ky reprat edhe në këtë kohë të vështirë pandemie kanë realizuar lindje,- shtoi tutje Salihu./ministrialajmeve.com
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1618710238305504&id=100004996294827?sfnsn=mo&d=n&vh=i