Salihu: Në Preshevë numri i të infektuarve nga Covid-19 ka rënë dukshëm
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dr.Driton Salihu sot përmes një interviste për televizionin kanal10 të Kosovës ka thënë se numri i të infektuarve në komunën e Preshevës ka rënë dukshëm, transmeton Ministria e Lajmeve.
Z.Salihu për tv kanal10 deklaroi se edhe për këtë arsye është janë shfuqizuar masat nga Shtabi i krizave të komunës së Preshevës, ndërsa vazhdojnë të jenë në fuqi masat e Qeverisë serbe.
I pyetuar nga moderatorja për numrin e pacientëve të shtrirë në spitalet e Serbisë, drejtori i Shtëpisë së shëndetit tregoi se numri i hospitalizimeve ka rënë muajt e fundit, dhe thekson se që nga 16 shtatori nuk ka pasur asnjë pacient që është hospitalizuar në spitalet në Serbi.
Pyetjes së moderatorës rreth numrit të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19, z.Salihu është përgjigjur se në komunën e Preshevës janë regjistruar 3 viktmanga virusi deri më tani.