Salihu: Ende nuk ka përgjjigje nga presidenti Vuçiq dhe Qeveria serbe për ndërtimin e spitalit në Preshevë
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë dr.Driton Salihu përmes një interviste për gazetën serbe “danas” ka deklaruar se ai u ka dërguar këkesë zyrtare presidentit Vuçiq dhe Qeverisë serbe për hapjen e një spitali regjional, mirëpo ende nuk ka marrë asnjë përgjigje në lidhje me këtë, raporton Ministria e Lajmeve.
“Ne si instutucion i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për hapjen e një spitali për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”- është shprehur Salihu.