Salihu: Bashkësia Lokale Zhunicë do të bëhet me Ambulancë
Drejtori i Shtëpisë shëndetit në Preshevë Driton Salihu njoftoi se Bashkëdia Lokale Zhunicë do të bëhet me ambulancë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Salihu ka thënë se hapësira e planifikuar për ambulancë do të jetë objekti i shkollën fillore.
“Sot me datë 16.03 morëm pëlqimin pozitiv për hapjen për herë të parë të ambulancës në fshatin Zhunicë, e cila do të përfshij edhe fshatin Bukuroc.Rekomandimet e ISHP do ti zbatojmë me ndihmën e komunës së Preshevës e cila do ti kryej të gjitha punët e nevojshme në afat sa më të shkurtë që kjo ambulancë ti plotësoj kushtet optimale për pacientët e këtyre bashkësive lokale që shërbimet mjeksore ti kenë sa më afër.”- ka shkruar në njoftimin e tij Salihu.